Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Parlamenti europian pro integrimit/ Bruksel, miratohet raporti për reformat e Shqipërisë

schedule17:24 - 9 Korrik, 2025

schedule 17:24 - 9 Korrik, 2025

Me 502 vota pro dhe 120 kundër, Parlamenti Europian, miratoi këtë të mërkurë, raportin për Shqipërinë, që vlerëson progresin e bërë nga vendi ynë gjatë dy viteve të fundit në rrugën e integrimit.

Në raportin e hartuar nga Andreas Scheider, theksohet përkushtimi i palëkundur i Shqipërisë ndaj anëtarësimit në Bashkimin Europian si dhe ambicia për të mbyllur të gjithë grupkapitujt e negociatave deri në 2027.

Eurodeputetët përshëndesin reformat e ndërmarra por kërkojnë më shumë angazhim në reformat që kanë të bëjnë me forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.  Raporti, por edhe eurodeputete, vlerësojnë punën e Spak.



Një ditë më parë, gjatë diskutimeve në Parlamenti Europian, komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, kërkoi që reforma në drejtësi të mos preket dhe të ruhet pavarësia e SPAK. Po ashtu, diplomatja e Brukselit, tha se Tirana zyrtare po ecen me ritme të shpejta në procesin e integrimit ndërsa Bashkimi Europian po vepron duke respektuar qasjen e bazuar në meritë.

Konfirmimi dhe mbështetja që Parlamenti Europian i dha Shqipërisë, sipas presidentit Bajram Begaj, do ti japë vendit tonë energjinë e nevojshme për të cuar përpara reformat e mbetura drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ky raport vjen në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, pasi vendi ynë është një pritje të hapjes së dy grupkapitujve të fundit të negociatave, Agjenda e Gjelbërt dhe Bujqësia në muajin shtator. Ambicia e qeverisë shqiptare në sinkronizim edhe me Brukselin është që në fund të këtij viti të nisë edhe mbyllja e grupkapitujve.

“Marrëdhëniet me Jashtë” do të jetë edhe grupkapitulli i cili pritet të mbyllet I pari. Shqipëria është vlerësuar nga Bashkimi Europian që ka linjëzuar politiken e saj të jashtme me atë të bllokut.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!