Personat e dyshuar në Shkodër rezultojnë negativ, në të gjitha farmacitë mungojnë maskat

schedule12:17 - 12 Mars, 2020

schedule 12:17 - 12 Mars, 2020

Me rastet e konfirmuara të personave të prekur me koronavirus paniku tashmë është më i lartë por duket se në Shkodër situata vazhdon të paraqitet e qetë dhe qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar edhe pas thirrjeve të shumta për të shmangur baret dhe vendet me grumbullime të shumta.

Gazetari Simon Shkreli tha për abcnews.al se situata ne Shkodër vazhdon të jetë normale dhe se nuk ka një ndërgjegjësim nga ana  e qytetarëve.

“Në rrugë të ndryshme ka lëvizje të qytetarë, ësht njësoj si një ditë  e zakonshme. Ka një ndërgjegjësim të pakët nga ana e qytetarëve.

Ka mungesë totale në të gjitha farmacitë për maskat. Ka pasur disa të dyshuar që për fat të mirë pas analizave kanë rezultuar negativ.

Shkodra ndodhet në kufi me Malin e Zi, kjo ka bërë që puna të vazhdojë normalisht. Shkodra është një qytet që përshkohet nga shtetas të ndryshëm, baret janë të tejmbushura, po ashtu edhe rrugët janë të mbushura.

Ndërsa për pikat e kalimit kufitar janë marrë masa dhe po kryhen kontrolle ku janë shtuar shërbimet shëndetësore dhe policia, ndërsa nga pala malazeze nuk ka kontrolle”, raporton gazetari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!