Persona të maskuar qëllojnë me breshëri ndaj protestuesve, 18 të vdekur

schedule10:21 - 29 Tetor, 2019

schedule 10:21 - 29 Tetor, 2019

Të paktën 18 të vdekur dhe 865 të plagosur është rezultati i të shtënave me breshëri nga persona të maskuar gjatë protestave në Karbala të Irakut.

Autoritetet dyshojnë se bilanci mund të jetë më tragjik pas të shtënave nga persona të paidentifikuar.

Irakianët kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Adel Abdul Mahdi dhe elitës politike që ata e konsiderojnë të korruptuar.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve që nga fillimi i trazirave në 1 tetor është të paktën 250 njerëz.

Të hënën, Iraku vendosi gjendjen e shtetrrethimit pasi studentët e shkollave dhe të universiteteve u bashkuan në protestat antiqeveritare.

Iraku ishte dëshmitar i një fundjave të përgjakshme në të cilën të paktën 74 njerëz u vranë dhe më shumë se tre mijë u plagosën.