Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Përshtati lokalin për përdorim droge, arrestohet menaxheri dhe klienti në Tiranë, në kërkim pronari

schedule11:44 - 6 Gusht, 2022

schedule 11:44 - 6 Gusht, 2022

Dy persona kanë rëndë në prangat e policisë së Tiranës dhe një i tretë është shpallur në kërkim për veprën penale “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike.”

Blutë e kryeqytetit goditën një rast të përshtatjes së lokaleve për përdorim droge.

Në pranga ra  E. V., 27 vjeç, banues në Tiranë, menaxheri i lokalit, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; A. R., 37 vjeç, banues në Tiranë, klient në lokal, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



Ndërsa  në kërkim u shpall pronari i lokalit, shtetasi I. Ç., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer ne bashkëpunim dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi I. N., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lokalin në rrugën “Sulejman Delvina”, në pronësi të shtetasit I. Ç. dhe me menaxher shtetasin E. V, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të vogla lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë, si dhe mjete që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik të shtetasit A. R., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për kapjen e shtetasit I. Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!