Përroi i Zaranikës rrezikon daljen nga shtrati

schedule07:24 - 26 Janar, 2021

schedule 07:24 - 26 Janar, 2021

Reshjet e dendura gjatë ditëve të fundit rikthyen përmbytjet në vend.

Përroi i Zaranikës në Elbasan si pasojë e reshjeve të shiut gjatë natës rrezikon të dalë nga shtrati.

Ndërkohë lagja “Vullnetari”, “Dyli Haxhire” dhe “28 Nëntori”, janë më të rrezikuarat nëse prurjet vijojnë të jenë në rritje.

Sakaq 12 familje në Shijak u izoluan ditën e djeshme për shkak të daljes së lumit Erzen nga shtrati.

/abcnews.al/