Kryedemokrati Lulzim Basha i ka dërguar ditën e sotme një shkresë Kuvendit në lidhje me ndryshimet e bëra në strukturat e partisë pas përplasjeve të brendshme.
Përmes shkresës Basha ka vënë në dijeni Kuvendin për zgjedhjen e Enkelejd Alibeajt në postin e kryetarit të grupit parlamentar të PD duke zëvendësuar në këtë post Alfred Rrushajn.
Krahas Albana Vokshit, Flamur Nokës dhe Edmond Spahos me vendim të grupit parlamentar, duke nisur prej datës 15 Janar 2022 është përjashtuar edhe deputeti Luan Baci.
Basha vë në dijeni parlamentin edhe për emërimin e zëvendësit të ri të Lindita Nikollës në krahun e opozitës. Në këtë post, në vend të Alibeajt emërohet Agron Gjekmarkaj.
Ndryshimet e tjera që u propozuan kanë të bëjnë me drejtimin e komisioneve parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit, si më poshtë:
Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma
Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka
Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve:Dhurata Çupi
Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)
Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)
Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)



m.v/abcnews.al

