Përplasje “titanësh” në “La Liga”, publikohen formacionet e sfidës Barcelona-Atletico Madrid

schedule20:46 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 20:46 - 3 Dhjetor, 2023

Në orën 21:00, “katalanasit” e Barcelona do të presin në “Estadi Municipal”, “Loc Colchoneros” të Ateltico Madrid, në përballjen e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, ku padyshim pritet një përballje e luftuar nga të dyja skuadrat.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Xavi i ka rreshtuar “blaugranat” e tij, me formulën e zakonshme, 4-3-3, ku në portë është spanjolli Pena. Në krahët e mbrojtjes janë Joao Cancelo e Ronald Araujo, me qendrën që mbulohet nga Inigo Martinez e Jules Kounde. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Pedri, Ilkay Gundogan e Frenkie de Jong, ndërsa sulmi plotësohet nga treshja Joao Felix, Robert Lewandowski e Raphinha.

Në krahun tjetër, tekniku argjentinas, Diego Simeone i ka pozicionuar “bardhekuqtë” e tij, në fushën e blertë, me formacionin 3-5-2, ku në portë si zakonisht është Jan Oblak e para tij në mbrojtje janë Witsel, Gimenez e Hermoso. Në krahët e mesfushës janë Molina e Riquelme, me qendrën që mbulohet nga Llorente, Koke e De Paul, ndërsa sulmi përbëhet nga dyshja Griezmann e Alvaro Morata. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: