Përplasje të forta në debatin e fundit të republikanëve

schedule09:52 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 09:52 - 7 Dhjetor, 2023

Ulërima, përbuzje, ofendime u raportuan në debatin e katërt midis republikanëve përpara zgjedhjeve presidenciale të 2024-ës. Në Tuscaloosa, Alabama, katër pretendentë, tre burra dhe e vetmja grua në garë, morën pjesë në një tjetër debat televiziv në të cilin pati ofendime të rënda.

Pjesëmarrësit nuk ngurruan të sulmonin njëri-tjetrin, veçanërisht  Christie dhe  Ramaswamy. Biznesmeni me origjinë indiane, i renditur i katërti në shumë sondazhe, ishte shumë agresiv. Në një moment ai u shfaq duke tallur ish-guvernatorin e Nju Xhersit për peshën e tij.

“Chris, versioni juaj i përvojës së politikës së jashtme është mbyllja e urës që lidh Nju Xhersin me Nju Jorkun. Pra, bëjini të gjithëve një nder, largohuni, ushqehuni mirë dhe hiqni dorë nga gara”.

Ramaswamy shkoi aq larg sa tha se do të telefononte djalin e tij, 3 vjeç, për të ndihmuar zonjën Haley të gjente Izraelin në hartë. Zonja Haley, nga ana e saj, nuk hezitoi të thotë se dy nga kundërshtarët e saj, Ron DeSandis  dhe  Ramaswamy, kanë gënjyer vazhdimisht.

Ish-guvernatori, Chris  krahasoi  Trump me Voldemortin, personazhin imagjinar në serinë e librave dhe filmave të Harry Potter, i cili është aq i keq sa njerëzit kanë frikë të thonë emrin e tij.

“Nëse keni frikë të ofendoni Donald Trump, çfarë do të bëni kur të uleni përballë Presidentit Xi Jinping?” Presidentit rus Vladimir Putin?”, shtoi ai, duke e quajtur Trump një diktator.

Komentet e tij vijnë pasi Trump gjatë një interviste me Fox News të marten, premtoi se nuk do të ishte diktator pas kthimit në detyrë “përveç ditës së parë”.

Në një deklaratë pas debatit, një zëdhënës i fushatës së Trump për mbledhjen e fondeve e quajti debatin “humbjen më të madhe të kohës, parave dhe energjisë që ka parë ndonjëherë politika”.

/abcnews.al