Ulërima, përbuzje, ofendime u raportuan në debatin e katërt midis republikanëve përpara zgjedhjeve presidenciale të 2024-ës. Në Tuscaloosa, Alabama, katër pretendentë, tre burra dhe e vetmja grua në garë, morën pjesë në një tjetër debat televiziv në të cilin pati ofendime të rënda.
Pjesëmarrësit nuk ngurruan të sulmonin njëri-tjetrin, veçanërisht Christie dhe Ramaswamy. Biznesmeni me origjinë indiane, i renditur i katërti në shumë sondazhe, ishte shumë agresiv. Në një moment ai u shfaq duke tallur ish-guvernatorin e Nju Xhersit për peshën e tij.
“Chris, versioni juaj i përvojës së politikës së jashtme është mbyllja e urës që lidh Nju Xhersin me Nju Jorkun. Pra, bëjini të gjithëve një nder, largohuni, ushqehuni mirë dhe hiqni dorë nga gara”.
JUST IN: Vivek Ramaswamy holds up a ‘NIKKI IS CORRUPT’ sign during the Republican debate and shames Haley on stage for being willing to send Americans to die so she can “buy a bigger house.”
Brutal ?
“I don’t have a woman problem. You have a corruption problem and I think that… pic.twitter.com/Pbz1odgWJT
— Collin Rugg (@CollinRugg) December 7, 2023
Ramaswamy shkoi aq larg sa tha se do të telefononte djalin e tij, 3 vjeç, për të ndihmuar zonjën Haley të gjente Izraelin në hartë. Zonja Haley, nga ana e saj, nuk hezitoi të thotë se dy nga kundërshtarët e saj, Ron DeSandis dhe Ramaswamy, kanë gënjyer vazhdimisht.
I made a bet that @NikkiHaley couldn’t even name just three regions of eastern Ukraine that she wants to send America’s sons & daughters to die fighting for. Turns out, I was right. pic.twitter.com/HvZRxsEpp0
— Vivek Ramaswamy (@VivekGRamaswamy) December 7, 2023
Ish-guvernatori, Chris krahasoi Trump me Voldemortin, personazhin imagjinar në serinë e librave dhe filmave të Harry Potter, i cili është aq i keq sa njerëzit kanë frikë të thonë emrin e tij.
“Nëse keni frikë të ofendoni Donald Trump, çfarë do të bëni kur të uleni përballë Presidentit Xi Jinping?” Presidentit rus Vladimir Putin?”, shtoi ai, duke e quajtur Trump një diktator.
“We’re 17 minutes into this debate and … we’ve had these three acting as if this race is between the four of us.”
— Chris Christie calls out his opponents for failing to address “he who shall not be named, Voldemort” pic.twitter.com/UzVVUIHsIC
— The Recount (@therecount) December 7, 2023
Komentet e tij vijnë pasi Trump gjatë një interviste me Fox News të marten, premtoi se nuk do të ishte diktator pas kthimit në detyrë “përveç ditës së parë”.
Në një deklaratë pas debatit, një zëdhënës i fushatës së Trump për mbledhjen e fondeve e quajti debatin “humbjen më të madhe të kohës, parave dhe energjisë që ka parë ndonjëherë politika”.
/abcnews.al