Në orën 21:00, do të luhen plot gjashtë sfida të vlefshme për raundin e katërt të UEFA Champions League. Kryendeshja është padiskutim ajo mes Borussia Dortmund dhe Interit, por dhe sfidat tjera premtojnë gola dhe spektakël.
Në Londër, luhet sfida mes Chelsea dhe Ajax, dy skuadra që prodhojnë futboll të bukur dhe kanë një numër të madh talentesh. Këtë gjë, e konfirmojnë dhe formacionet e hedhura në fushë. Lampard nuk është kursyer aspak në formacion dhe ka aktivizuar plot katër sulmues. Ëillian, Mount, Pulisic dhe Abraham do të luajnë në ofensivë për Blutë e Londrës.
Ndërsa Ten Hag, përgjigjet me të njëjtën monedhë, duke aktivizuar një formacion shumë sulmues. Ziyech, Tadic, Promes dhe Neres garantojnë gola për ekipin holandez. Liverpool pret në “Anfield Road” ekipin e Genk dhe Jurgen Klopp, ashtu sicc paralajmëroi, ka bërë rotacion.
Vetëm Salah dhe Van Dijk janë të paprekshëm në formacion, ndërsa pjesa tjetër e ekipit ka shumë ndryshime. Milner është spostuar në mbrojtje, ndërsa mesfushori Keita do të luajë në të majtë të sulmit. Origi do të udhëheqë të kuqtë./abcnews.al
Liverpool – Genk
Chelsea – Ajax
Lyon – Benfica
Napoli – Salzburg
Valencia – Lille