Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përplasje SHBA-Rusi në Këshillin e Sigurimit

schedule22:57 - 9 Prill, 2018

schedule 22:57 - 9 Prill, 2018

Sulmi me armë kimike në Siri ka bërë që përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në OKB të shkëmbejnë akuza të ashpra në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë shkëmbyer akuza të ashpra në mbledhjen e së hënës të Këshillit të Sigurisë, në lidhje me sulmin me armë kimike në Siri. Ambasadori rus, Vasili Nebenzia, ka deklaruar se ngjarja në Duma ishte e sajuar dhe se reagimi ushtarak i Amerikës mund të ketë pasoja të rënda.

Nga ana tjetër, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Niki Hejli ka thënë se, Rusia i ka duart të lyera me gjakun e fëmijëve sirianë. Më herët gjatë së hënës presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se në orët e ardhshme administrata e tij do të marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me Sirinë.

Teksa drejtoi një mbledhje të kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Trump bëri me dije se pas “sulmit të urryer” ndaj civilëve të pafajshëm në Siri po konsultohet me krerët ushtarake dhe se nuk përjashton asnjë opsion. Ndërsa ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mohoi që në Duma të Sirisë të jetë përdorur armë kimike.

“Ekspertët tanë ushtarakë nuk kanë gjetur gjurmë klorini apo të substancave të tjera kimike në vendin e ngjarjes”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!