Përplasje për 3 pikët, publikohen formacionet e sfidës Skënderbeu-Erzeni

schedule16:24 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 16:24 - 2 Dhjetor, 2023

Pas përfundimit të sfidës, së parë të javës së 15-të të Kategorisë Superiore, ku “rrogzhinasit” e Egnatias mundën me rezultatin e thellë, 3 me 0, “kuqeblutë” e Vllaznisë, në orën 17:00 do të nisë dhe përballja e dytë e kësaj jave, me “korçarëve” të Skenderbeut dhe “shijakasve” të Erzenit.

“Kuqeblutë” vijnë në këtë duel pas barazimit me Kukësin, ndërsa “shijakasit” me moralin lart pas fitores surprizë ndaj “bardhebluve” të Tiranës dhe tashmë në “Stadiumin e Korçës” do të luftojnë secila për 3 pikët e radhës, me trajnerët Gvozdenovic dhe Deliallisi kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë duel.

Formacionet zyrtare:

Skënderbeu: Alia, Frashëri, De Oliveira, Prençi, Shaqe, Rabiu, Dumfur, Lika, Liço, Nikaj, Frenklin

Trajneri: Ivan Gvozdenovic

Erzeni: Hasanbelli, Sadiki, Kacbufi, Peposhi, Atanda, Alba, Kahrimanoviç, Migone, Maliqi, Zeka, Mihana

Trajneri: Alfred Deliallisi /i.m /abcnews.al