Përplasje mes studentëve në Fakultetin e Drejtësisë

schedule11:34 - 25 Janar, 2019

schedule 11:34 - 25 Janar, 2019

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka shkuar sot në Fakultetin e Drejtësisë për të zhvilluar një takim me studentët që vazhdojnë të bojkotojnë mësimin, duke bllokuar mjediset e Fakultetit dhe duke penguar edhe studentët e tjerë në procesin akademik.

Por rektori është pritur me thirrje dhe pankarta nga studentët, që refuzuan takimin me të. Më pas ai ka hyrë brenda për të diskutuar me studentët.

Në një çast situata është tensionuar mes studentëve të ngujuar që kanë bojkotuar mësimin dhe grupit të studentëve që kërkojnë të zhvillojnë mësim. Debate mes dy  grupeve të studentëve për pak degradoi në përplasje fizike. Në këto kushte policia private që ruan godinen ka njoftuar Policinë e Shtetit.

Rektori Koni është larguar nga Fakulteti i Drejtësisë pa bërë asnjë deklaratë dhe tha se do të shprehet për mediat në një moment tjetër.

Një prej studentëve u shpreh për ABC News se studentë që dnin të hapnin barrikadën ishin të nxitur politikisht: “Ishin rreth 3 persona të nxitur politikisht që u munduan të hapnin barrikadën. Ne u munduam të ruanim qetësisë”. /abcnews.al

https://youtu.be/vxoZr4dNIUc

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!