Sot janë marrë masa të shumta për të mbrojtur vendin e tretë më të shenjtë në botë, pas përplasjeve të shumta së ditës së djeshme në xhaminë Al-Aqsa, e njohur ndryshe edhe për çifutët si “Mali i Tempullit”. Mijëra izraelitë kanë marrë pjesë në “Marsin e Flamujve”, përvjetorin e 52-të që kur Izraeli mori kontrollin e plotë të qytetit.
Në protestë morën pjesë hebrenj nacionalistë të cilët marshuan në lagjet myslimane të qytetit të vjetër. Këto ngjarje përkuan edhe me ditën e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit ku për herë të parë në 30 vite, hebrenjtë arritën të hyjnë në Xhaminë e famshme./ABC News Albania 24/7

