Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përplasje mes efektivëve/ Shkodër, konfliktohet efektivi i FNSH me atë të “Shqiponjave”

schedule21:47 - 10 Shtator, 2025

schedule 21:47 - 10 Shtator, 2025

Forcat Shqiponja të policisë së Shkodrës janë kërcënuar nga dy persona. Teksa ndodheshin në një postbllok në hyrje të qytetit të Shkodrës, dy shtetas janë ndalur pranë forcave Shqiponja duke i kërcënuar me fjalët “do t’ju hapim barkun me plumba” dhe më pas janë larguar.

Menjëherë efektivët janë vënë në ndjekje te tyre duke arritur që t’i ndalojnë. Dy personat janë shoqëruar në policinë vendore te Shkodrës.

Janë të paqarta arsyet e këtij kërcënimi për efektivët e policisë. Uniformat blu janë duke marrë në pyetje dy të shoqëruarit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Nga burime pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër mësohet se një efektiv i repartit të FNSH Shkodër ka pasur një ngatërresë me një prej efektivëve të Shqiponjave.

Për këtë menjëherë është vënë në lëvizje strukturat e policisë së Shkodrës dhe prokuroria për të sqaruar situatën.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!