Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Përplasje diplomatike Izrael-Britani/ Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jeruzalem

schedule19:23 - 8 Shtator, 2026

schedule 19:23 - 8 Shtator, 2026

Izraeli do të mbyllë konsullatën britanike në Jerusalem, si përgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga Mbretëria e Bashkuar ndaj vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor.

Vendimi u njoftua nga ministri i Jashtën izraelit, Gideon Sa’ar, qe tha se kjo masë është pjesë e një sërë kundërpërgjigjesh ndaj Britanisë së Madhe, pas vendimit të Londrës për të ndaluar tregtinë me vendbanimet izraelite.

Ministri i jashtem  tha se Izraeli do të largojë gjithashtu përfaqësuesit britanikë nga një qendër e përbashkët ushtarake që monitoron armëpushimin në Gaza dhe do t’i japë fund trajnimit britanik të forcave të sigurisë së Autoritetit Palestinez në Bregun Perëndimor.

Përveç kësaj, Izraeli do t’u ndalojë hyrjen në territorin e tij 12 zyrtarëve britanikë të zgjedhur, si dhe shtetasve të tjerë britanikë, të cilët, sipas ministria e jashtme i akuzon si “të përfshirë në aktivitete antisemite dhe anti-izraelite”.

Tensionet mes Izraelit dhe disa prej aleatëve të tij tradicionalë perëndimorë janë përshkallëzuar ndjeshëm pas vendimit të Britanisë së Madhe, Francës dhe Kanadasë për të ndaluar importin e mallrave të prodhuara në Bregun Perëndimor. Tre vendet e kanë justifikuar masën me shqetësimin se zgjerimi i vendbanimeve dhe dhuna ndaj palestinezëve po kërcënojnë seriozisht perspektivën e një zgjidhjeje me dy shtete.

Të martën, Mbretëria e Bashkuar ndaloi tregtinë me vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke argumentuar se ata qe ajo i quan “kolonë terroristë” po kryejnë “spastrim etnik” ndaj palestinezëve.

Sekretari britanik i Jashtëm, Ed Miliband, tha se Britania do të ndalojë importin e të gjitha mallrave nga vendbanimet dhe do t’u ndalojë kompanive ofrimin e shërbimeve për to, përfshirë financimin, ndërtimin, infrastrukturën, pasuritë e paluajtshme dhe reklamat.

Ai tha se Franca dhe Kanadaja do të ndalojnë gjithashtu tregtinë e mallrave nga vendbanimet izraelite.

Ndikimi ekonomik i këtyre masave pritet të jetë i kufizuar, pasi vendbanimet prodhojnë vetëm një sasi të vogël mallrash për eksport, kryesisht produkte bujqësore.

Megjithatë, vendimi përbën një shprehje simbolike të pakënaqësisë ndaj Izraelit nga disa prej aleatëve të tij më të afërt dhe një tjetër shenjë të izolimit të tij në rritje, si pasojë e luftës në Gaza.

Miliband tha se ndjen “një ndjenjë të thellë turpi për atë që ka ndodhur në Palestinë nën sytë e komunitetit ndërkombëtar” dhe se nuk do të pajtohen kurrë me vendime që mund të shkatërrojnë zgjidhjen me dy shtete.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!