Përplasja Rama-Meta/ Patozi: Presidenti shkeli Kushtetutën

schedule18:14 - 6 Nëntor, 2018

schedule 18:14 - 6 Nëntor, 2018

Turp të Republikës dhe rënie të shtetit e ka konsideruar Astrit Patozi përplasjen e Ramës dhe Metës në lidhje me mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm nga Presidenti. Në studion e “Mbrëmje në ABC News” Patozi tha se Presidenti Ilir Meta ka shkelur rëndë kushtetutën.

“Përplasja Rama -Meta për mosdekretimin e Lleshit është anormale. E shëmtuar që njëra palë pranon Ramën dhe tjetra Metën. Në ka një moment kur çdo njeri duhet të largohet nga Rama e Meta është ky. Është turpi i Republikës. Meta ka shkelur rëndë kushtetutën, por nuk ka kushtetutë fare”.

Sipas tij, Ramës iu kthye në boomerang nisur nga fakti i zgjedhjes së Presidentit, të cilënPatozi e konsideorn një farsë.

“Nuk është fare pa faj Rama, i cili po korr atë që ka mbjellë vetë, se kam thënë atëherë që kjo është farsë, zgjedhja e presidentit. U konsiderua si kafaz ku mund të mbyllej kundërshtari politik pasi ke prerë thonjtë .Kjo u kthye në bumerang. Është rënia e shtetit”.

Ajo që bëri Meta, thekson Patozi është ikje nga principi:  “Me qetësi e dashuri” dhe shenjë e qartë nervozizmi. Sipas tij Meta do protagonizëm politik.

“Ajo që bëri Meta është ikje nga principi:  me qetësi e dashuri, ishte shenjë e qartë nervozizmi. Një lojtar i politikës që nuk pajtohet me rolin sekondar që i kanë caktuar.

Më zbavit ideja se dy kundërshtarët e  mi politikë po zihen me njëri- tjetrin dhe kokat hëngshin, por si qytetar nuk me lejohet të them këtë, mund të kenë debate, po jo të zihen me thelbin e shtetit.

Meta do protagonizëm politik, por Ilir Meta ka një problem, që nuk mund të bëjë udhëheqësin e opozitës kur është President dhe kryetari i opozitës po bën Presidentin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!