Përplasja për mini-shengenin Ballkanik, Kurti duket një kryeministër sfidues për Edi Ramën

schedule14:00 - 11 Shkurt, 2020

schedule 14:00 - 11 Shkurt, 2020

Edi Rama kishte zgjedhur t’i prezantonte Kurtit dy ministrat kosovarë, Gent Cakajn dhe Besa Shahinin, si dhe Elisa Spiropalin.

Takimi i dy delegacioneve, edhe pse tejkaloi çdo orar të parashikuar, nuk i sheshoi mos marrëveshjet mes dy kryeministrave të shqiptarëve.

Albin Kurti nuk tha dot “po”, nëse Kosova do të bashkohet me takimet e minishengenit Ballkanit të udhëhequr nga Rama e Vuçiç.

Tradita e mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive do të vazhdojë në Shkodër në fund të marsit, por Albin Kurti foli për një fillim të ri, ndërsa Edi Rama e ironizoi.

Gjithsesi, të dy kryeministrat u kujdesën të shfaqin besim tek njëri-tjetri.

Por tensioni i konferencës nuk  mundësoi një shtrëngim duarsh mes dy liderëve.

Pas Ramush Haradinajt, Albin Kurti duket se do të jetë një kryeministër sfidues për Edi Ramën, dhe marrëdhëniet problematike do të vazhdojnë, teksa marrëdhëniet më të preferuara, kryeministri shqiptar i ka me Presidentin Hashim Thaçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!