Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përplasja për Kushtetuesen, Felaj: Konfliktin e ngriti Meta, që po merr rolin e kryeopozitarit

schedule19:34 - 21 Nëntor, 2019

schedule 19:34 - 21 Nëntor, 2019

Për deputeten socialiste Ermonela Felaj, nuk ka konflikt të institucioneve, por ëhstë një konflikt i ngritur vetë nga meta për të postuar vëmendjen nga komisioni hetimor për shkarkimin e tij dhe për t’u faktorizuar si kryepozitar.

“Gjuha dhe sjella e një Presidenti nuk kanë të bëjnë me atë që një President duhet të komunikojë me publikun. Presidenti kërkon të zhvendosë vëmendjen. Në fakt nuk ka konflikt të institucioneve, por është një konflikt që Meta e ngriti vetë për të spostuar vëmendjen nga komisioni hetimor ndaj tij dhe për t’u faktorizuar te opozita. Rolin e kryeopozitarit po e merr Meta”.

E pyetur deklaratat e Besnik Muçit pas shkarkimit nga KPA, ku theksoi se ky organ nuk ka kompetencë për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk e njeh këtë vendim, Felaj thekson se fakti që nuk kaloi vetingun e  heq Muçin automatikisht nga Gjykata kushtetuese në të nëjtën mënyrë sikur hoqi edhe të tjerët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!