Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shëngjin në hyrje të zonës së Ranës së Hedhun.
Sipas policisë, gjatë një konflikti të çastit, janë plagosur lehtë në këmbë me armë zjarri dy shtetas, Albert Gjinaj, 28 vjec, banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç banues në Thumanë.
LEXO EDHE: EMRAT/ Dy të plagosur me armë zjarri në Shëngjin, pamje nga vendi i ngjarjes
Po ashtu “blutë” kanë identifikuar edhe 3 autorët e ngjarjes, 3 vëllezër dhe vijon punën për kepjen e tyre.
Njoftimi i policisë:
Shëngjin, Lezhë
Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në Shëngjin, në një lokal në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë plagosur me armë zjarri lehtë në këmbë shtetasit Albert Gjinaj, 28 vjeç banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli. 30 vjeç, banues në Thumanë, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e 3 autorëve, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./abcnews.al