Është arrestuar autori i aksidentit të rëndë në Burrel. Mësohet se në pranga ka rënë 28-vjeçari dhe një person tjetër që e ka ndihmuar autorin të largohet nga vendi i aksidentit.
Aksidenti u regjistrua në vendin e quajtur “ish-grumbullimi”. 28-vjeçarin duke drejtuar automjetin tip “Benz” aksidentoi katër shtetas, mes tyre edhe një fëmijë.
Për pasojë të plagosurit u transportuan menjëherë në spital.
“Në vijim të informacionet paraprak, ku në vendin e quajtur ‘ish grumbullimi’, në Burrel, 28-vjeçari duke drejtuar automjetin tip “Benz”, aksidentoi 4 shtetas (këmbësorë), dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, si rezultat i veprimeve hetimore dhe intensive të kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe shërbimet e Policisë Rrëshen, u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes, kapja dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin, 28 vjeçarin, banues në Mat. Gjithashtu, u bë shoqërimi në Komisariat i personit që me automjetin e tij, ndihmoi të largonte nga vendi i aksidentit autorin”, thuhet në njoftimin e policise.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/