Një 4-vjeçar gjeti vdekjen pranë pallatit ku banonte, ndërsa shoqërohej nga i vëllai 9-vjeçar. Aksidenti ndodhi në rrugën “Pavarësia” në zonën e plazhit në Durrës.
Në një moment, i vogli është shkëputur nga i vëllai dhe ka dalë në rrugë. Kjo rezultoi fatale për 4-vjeçarin pasi një mjet me targa të Zvicrës e goditi për vdekje.
Pas aksidenti, drejtuesi i mjetit Klaudio Deçka, 26 vjeç ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Më pas, i riu është vetëdorëzuar në polici./abcnews.al
Përplaset nga makina, ndërron jetë fëmija 4 vjeç
schedule17:08 - 8 Mars, 2018
schedule 17:08 - 8 Mars, 2018