Përplaset makina, plagoset burrë e grua

schedule15:39 - 23 Korrik, 2018

schedule 15:39 - 23 Korrik, 2018

Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në aksin Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Labinot Fushë.

Në njoftimin e policisë thuhet se mjeti me të cilin po udhëtonin është përplasur me një trafikndarëse. Për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit, një 31-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 20-vjeçe.

Të dy ndodhen në spitalin e Elbasanit dhe nuk paraqesin rrezik për jetën. Policia e Elbasanit dyshon se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me trafikndarësen. /abcnews.al