Përplasen automjetet në Lezhë, humb jetën pasagjerja 70-vjeçare

schedule22:26 - 26 Nëntor, 2020

schedule 22:26 - 26 Nëntor, 2020

Një 70-vjeçare ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Milot-Rrëshen.

Siç njofton policia, në këtë aks, në vendin e quajtur “Skuraj”, një mjet tip “Benz” me drejtues Gj.N.,është përplasur me një tip “Volkswagen” që drejtohej nga M.Sh.

Për pasojë, ka humbur jetën e moshuara D.N.,70 vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Benz”. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa po hetohet më tej për zbardhjen e ngjarjes. s.b/abcnews.al/