Përplasen dy makina në Fushë Krujë, lëndohet një 21 vjeçar

schedule14:32 - 4 Mars, 2021

schedule 14:32 - 4 Mars, 2021

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të enjte në Fushë Krujë ku si pasojë është plagosur një person.

Polica bën me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku një makinë tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K., dhe mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin F. Sh., 21 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes është lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 04.03.2021, në orën 13:40, në Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K., dhe mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin F. Sh., 21 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes është lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi A. K., është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al