Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Laç- Mamurras.
Dy makina janë përplasur pranë fshatit Katund i Ri.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 persona, nga të cilët 2 janë dërguar në spitalin ushtarak për ndihmë të specializuar.
Abcnews.al mëson ne njëri nga 2 të lënduarit që u dërguan në Tiranë është në gjendje të rëndë. Ndërkohë 2 të plagosurit e tjerë po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
/abcnews.al/