Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lushnjë – Fier.
Sipas policisë dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, e për pasojë është dëmtuar njëri prej drejtuesve.
Ai është dërguar në spitalin e Lushnjes, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Sot në datë 28.07.2020, rreth orës 19:45, në aksin rrugor Lushnjë – Fier, janë përplasur mjetetet tip “Pezho” me drejtues shtetasin D. M.,26 vjeç, banues në Lushnje , me mjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin K.H., 42 vjeç, banues në Tiranë, ku si pasojë është dëmtuar drejtusi i mjetit tip “Pezho” i cili është në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia./abcnews.al