VIDEO/ Përplasen dy automjete në Korçë, tre të lënduar

schedule20:12 - 1 Mars, 2021

schedule 20:12 - 1 Mars, 2021

Një aksident është regjistruar këtë të hënë, në lagjen n,.10 në Korçë.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetër dhe për pasojë tre persona të lënduar janë dërguar menjëherë në spital. Mësohet se njëri prej tyre ka pësuar dëmtime në këmbë.

Ndërkohë drejtuesit e dy automjeteve nuk kanë pësuar lëndime. Sakaq dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë.

/abcnews.al/