Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat.
Një automjet tip Benz me targa AA987YJ është përplasur me mjetin tip Seat me targa TR 8536 M që i përkiste një kompanie ”Security”.
Si pasojë e përplasjes së mjeteve, dy pasagjerë Sose Toska e Sali Toska të cilët po udhëtonin me mjetin tip Benz, kanë mbetur të lënduar.
Ndërkohë mësohet se dy drejtuesit e mjeteve Xhevair Atia dhe Gentjan Boçka, nuk kanë pësuar lëndime.
/abcnews.al/


