Përplasen 2 makina në Durrës, plagoset njëri shofer

schedule17:41 - 18 Tetor, 2021

schedule 17:41 - 18 Tetor, 2021

Dy makina janë aksidentuar sot në rrugën Katund i Ri në Durrës, ku i plagosur ka mbetur njëri shofer.

Me datë 18.10.2021 rreth orës 17:05 në rrugën Katund i Ri, Durrës është përplasur mjeti tip “Volkswagen” me drejtues mjeti M. D., me motomjetin tip “Dajange” drejtuesi shtetasin R. K., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën“, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.