Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Përplas të miturën me makinë dhe largohet, shpallet në kërkim shoferi në Durrës

schedule11:22 - 12 Shkurt, 2023

schedule 11:22 - 12 Shkurt, 2023

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në Durrës. Mësohet se një person ka përplasur me makinë një të mitur dhe është larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë, policia po bën krehjen e zonës për të bërë të mundur identifikimin e autorit.

Sakaq, mësohet se e mitura është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.



“Rreth orës 10;50, në lagjen nr.15 Durrës, një automjet i paidentifikuar ka përplasur këmbësoren shtetasen e mitur D. D, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po bëjnë krehjen e zonës për të bërë të mundur identifikimin e autorit/ es“, thuhet në informacionin paraprak të policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!