Përndjekja e shkrimtarit Billal Xhaferri rrëfehet në një dokumentar

schedule16:48 - 22 Qershor, 2022

schedule 16:48 - 22 Qershor, 2022

Dokumentari shkrimtarit Bilal Xhaferri “Qëndrestar në Përndjekje” pasqyron jetën dhe veprën e lënë në hije për 45 vite nga regjimi komunist. Ideatori i këtij realizimi Historiani Uran Butka thotë se për realizimin e tij është shfrytëzuar dosja voluminoze prej 400 faqesh e ish-sigurimit të shtetit.

E motra me lot në sy përmbush ëndrrën e saj të dytë pas realizimit të muzeut në rrënojat e shtëpisë 300-vjçcare të familjes. Skenaristi e studiuesi i letërsisë Bashakim Kuçuku e cilëson Bilal Xhaferrin si metaforë të Çamërisë.

Regjisorja Admirina Peci e cilëson rrugëtim njohje dhe dashurie punen për këtë dokumentar. Shkrimtari disident u përkujtua në kuadër të Javës Çame. Dokumentari u mundësua nga fondacioni Çamëria.

1968 i hiqet e drejta e botimit, i ndalohen veprat e botuara, internohet në fshatin Hamalle të Durrësit, pasi ishte përjashtuar nga LSHA e Shqipërisë, me pretekstin e kritikës që i bëri romanit “Dasma” të Ismail Kadaresë, u detyrua të arratisej për në SHBA.

1969, 30 gusht, arratiset fshehtazi prej Shqipërisë në Greqi, sepse nga Sigurimi i Shtetit i ishte përgatitur dosja për arrestimin dhe burgosjen e tij. Në vitin 1970, shkon në SHBA, në Boston. /abcnews.al/