Të gjitha rrugët e Korçës, përfshirë edhe Qafë Thanën janë të hapura. Situta është normalizuar mëngjesin e sotëm në juglindje të vendit. Gjashtë makina borëpastrues kanë punuar për të hapur rrugën nga Prrenjasi në Qafë Thanë, aty ku bora shkoi 30 cm. Policia në bashkëpunim me firmën nënkontraktore dhe institucionin e prefektit, gjatë natës nuk kanë lejuar kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë, të papajisura me zinxhirë. Kjo jo vetëm për çështje sigurie por edhe për të lehtësuar punën e borëpastrueseve. Si rezultat rrugët e qarkut të Korçës janë të kalueshme dhe të sigurta. /abcnews.al
Përmirësohet situata në rajonin e Korçës, të gjitha rrugët të hapura
schedule09:59 - 14 Shkurt, 2018
schedule 09:59 - 14 Shkurt, 2018