Dy javë pas përmbytjeve, disa banorë në Bashkinë Vau i Dejës kanë dalë në nja protestë. Ata shprehen se nuk është marrë asnjë masë dhe ndihen të rrezikuar nga përmbytjet.
Banorët kërkojnë ndërhyrje nga bashkia në ndërtimin e argjinaturave mbrojtëse dhe pastrimin e kanaleve kulluese.
“Po bën dy javë që nga përmbytje. Nuk kemi marrë ende përgjigje për mënyrën se çfarë do ë bëjë bashkia. Vetë bashkia është aktorja e përmbytjes së fermës time. Kanë montuar dy porta atje pa projekt. Na kanë përmbytur në mënyrën më barbare. Nuk kanë as karakter për të na kërkuar falje. Këta edhe pas kësaj që kanë ndodhur nuk kanë ardhur të marrin masat”, thotë një prej tyre.
Për shkak të përmbytjeve të fundit në këtë zonë, dëmet kanë qenë të konsiderueshme. Ndërkohë, të rrezikuara nga përmbytjet janë dhjetëra familje. /abcnews.al