Përmbytjet në Qarkun e Korçës/ Meteorologia tregon se si do të jetë moti gjatë fundjavës

schedule18:34 - 16 Qershor, 2023

schedule 18:34 - 16 Qershor, 2023

Meteorologjia Lajda Porja tha në një intervistë për ABC News tha se reshjet në Qarkun e Korçës kanë rënë sa dyfishi përsa i përket qershorit si një muaj relativisht i thatë. Situata problematike mbetet ende duke qenë se pritet që të ketë sërish reshje të dendura deri në mesnatën e së shtunës.

Ajo shtoi se e shtuna do të ketë reshje të pakta ndërsa e diela dhe java që vjen sjell përmirësim të kushteve të motit. Sipas metereologes, situata do të jetë me diell deri në fund të qershorit ndërsa i nxehti afrikan do të sjellë edhe rritje të temperaturave deri në 35 gradë celcius.

“Situata problematike mbetet ende duke qenë se aktualisht reshjet janë të pakta por presim një tjetër fuqizim të vranësirave dhe reshjeve rreth orës 8 e gjysmë deri në mesnatë me rrebeshe me të paktën 50 milimetra dhe kjo është një alarm por pritet një përmirësim i situatës vetëm pas mesnatës. Mbetet e shtuna me reshje të pakta dhe jo problematike ndërkohë që të dielën dhe java në vijim do të sjellë përmirësim të dukshëm në të gjithë territorin.”, tha metereologia./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!