Përmbytjet në Fushë Krujë

schedule18:26 - 1 Dhjetor, 2017

schedule 18:26 - 1 Dhjetor, 2017

Qyteti i Fushë-Krujës dhe rrethinat e tij ndodhen në gjendje kritike pas situatës së reshjeve të shiut të rëna gjatë dy ditëve të fundit. Më shumë se 10 ha tokë janë përmbytur, shtëpi banimi dhe biznese pothuajse kanë dalë jashtë funksionit.

U munduan të shpëtonin ç’të mundin, shtëpi banimi por edhe bizneset e tyre, ndërkohë që uji vështronte ngado.

Kjo është gjëndja në qytetin e Fushë-Krujës pas shirave të gjatë dy ditëve të fundit.

Me dhjetëra hektarë tokë të mbuluara nga uji, banesa të përbytuara dhe biznese thuajse në falimentin.

E tillë ka qenë situata edhe te kjo fabrikë këpucësh afër Urës së Gjolës në periferi të Fushë-Krujës.

Nënë Behija tregon tmerrin e përmbytjes së të enjtes, si edhe sakrificën e policëve të burgut për të shpëtuar nipin e saj 14-vjeçar.

Abc News raportoi më herët se gjendja në burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë ishte tepër e rëndë. Këto pamje nga brenda institucionit të vuajtjes së dënimit tregojnë edhe momentet e vështira për të përballuar situatën.

Disa të dënuar ishin larguar më herët nga burgu ndërsa gjendja vijon të jetë alarmante duke shpalluar edhe gjendjen e jashtëzakonshme.

Për të monituraur nga afër situatën dhe në mbështetje të personelit të burgut, ishte e pranishme edhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Ndërkohë që në shërbim të përforcuar kanë kaluar edhe institucionet e burgut të sigurisë së lartë në Peqin dhe Rrogozhinë./abcnews.al

 

https://youtu.be/FBde7orOpgI

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!