Përmbytjet, Basha me banorët në Sukth: Qeveria nuk e ka mendjen tek ju

schedule11:59 - 11 Janar, 2021

schedule 11:59 - 11 Janar, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike ndodhet ditën e sotme në Rrushkull të Durrësit, për të parë situatën e krijuar nga përmbytjet. Duke folur me kryedemokratin, banorët u shprehën se prej vitesh në zonë nuk është bërë asnjë investim për kanalet ekzistuese, duke bërë që zona të përmbytet herë pas here.

Një prej tyre thotë se prej më shumë se një jave situata në fshatin e tyre është përkeqësuar për shkak të reshjeve. Po ashtu, ai tha se investimet janë bërë privatisht nga vetë banorët që kanë shitur lopët për të siguruar paratë.

Banorët e kësaj zone prej më shumë se 10 ditësh nuk kanë as ujë të pijshëm. Nga ana tjetër, Basha u shpreh se, si në veri ashtu edhe në Durrës, mungesa e investimeve ka sjellë përmbytjet.

“S’ka arsye që mos t’u vijë ndihma me ujë të pijshëm.  Me një qeveri që e ka mendjen tek ju, ky shtet  i ka mundësitë që t’u ndihmojë. ” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!