Përmbytjet/ 440 banesa të prekura. Prefektura e qytetit të Durrësit bën bilancin e dëmeve

schedule11:31 - 3 Shkurt, 2025

schedule 11:31 - 3 Shkurt, 2025

Përmbytjet në Durrës të ndodhur javën e kaluar kanë shkaktuar dëme të shumta. Deri më tani, 440 banesa janë të verifikuara me prezencë uji në ambientet e brendshme. Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Ndërsa në ditët në vijim grupi i ngritur i punës do të bëjë edhe bilancin financiar. Prefekti i Durrësit, Emiljan Jani ka thënë për “ABC News” se në terren janë rreth 20 grupe pune. Përkatësisht theksohet se janë banesat private që do të përfitojnë nga dëmshpërblimet.

Grupet e emergjencave civile kanë evidentuar edhe shkakun e këtyre përmbytjeve, në përmasa të tilla kishte vite që nuk kishte ndodhur.

Është nënvizuar se një ndër faktorët kryesor i kësaj situate kanë qenë bllokimi nga mbeturinat i kanaleve të ujërave të larta, për shkak të papërgjegjshmërisë së banorëve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!