Përmbytje të mëdha, 68 të vdekur në Bangladesh

schedule20:44 - 23 Qershor, 2022

schedule 20:44 - 23 Qershor, 2022

Të paktën 68 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në javët e fundit në pjesë të ndryshme të Bangladeshit, sipas raportit të fundit nga autoritetet e vendit aziatik.

Shumica u mbytën, por vdekjet nga vetëtimat dhe kafshimet e gjarpërinjve në zonat e prekura u raportuan gjithashtu midis 17 majit dhe 23 qershorit. 24 viktima janë regjistruar vetëm në 24 orët e fundit, sipas autoriteteve.

Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi, të korra dhe rrugë. Raportet televizive tregojnë pamjet e zonave të mëdha që janë zhytur nën ujë, veçanërisht në pjesën verilindore të vendit.

Ministri i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Ndihmës në Bangladesh, Enamur Rahman tha se qeveria dhe sektori privat po punojnë së bashku për të ofruar ndihmë për ata që janë prekur nga përmbytjet më të këqija në 122 vjet në provincën e Silhet. /abcnews.al