Shtrëngatat e shiut shkaktuan dëme të mëdha në disa fshatra të Cërrikut. Reshjet që përfshinë këtë zonë përmbytën rrugë, banesa dhe të mbjella.
Gjithashtu raportohen për mbytje të dhjetëra kokë bagëti, shpendë dhe koshere me bletë.
Reshjet intensive nxorrën nga shtrati përrenjtë duke sjellë përmbytje në rrugen që lidh Cërrikun me Gramshin.
Uji ka hyrë edhe në shtëpitë e banorëve. Lagjia në afërsi të komisariatit të Cërrikut është e përmbytur. Dëme nga shiu dhe breshëri janë shkaktuar edhe në fshatra të tjerë të qarkut të Elbasanit. /abcnews.al