Përlotet Ori Nebijaj, merr mesazhin e bukur nga djali “part-time” i jetës së saj

schedule22:40 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 22:40 - 9 Dhjetor, 2020

Në një nga rubrikat e programit “E ardhmja është vajzë”, ku e ftuar ishte moderatorja Ori Nebijaj erdhi një mesazh shumë i bukur nga Flori Gjini. Dyshja prej tre sezonesh bashkëprezantojnë programin “Pushime on Top” gjatë stinës së verës por mesa duket kjo verë ka qenë edhe më e veçantë. Në këtë sezon Ori ishte edhe autore e programit e duket se kjo i lidhi edhe më shumë kolegët që tashmë janë edhe miq shumë të mirë.

“Ky mesazh po të vjen nga djali part-time i jetës tënde”, ju drejtua Flori duke qenë se janë bashkëpunëtorë vetëm gjatë sezonit veror.

Megjithatë ai zbuloi shumë nga marëdhënia e tyre që tashmë është shumë e ngushtë dhe përveç të gjithave zbuloi gjithashtu se Ori është shumë e mirë në kuzhinë. Ky mesazh i pëlqeu shumë moderatores duke treguar edhe një herë që ky sezon i afroi edhe më tepër me njëri tjetrin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!