Oborri i një shtëpie modeste në Shkodër, të mirëpret me një tabelë të pazakontë për atë zonë.
“Në oden e Rozafes” Valbona Quku-Lisha ish-volejbollistja e Vllaznisë hapi ekspozitën e saj personale të fotografisë me “Perlat e kurorës Shqiptare”.
40 fotografi të frymëzuara nga udhëtimet e saja nëpër bjeshkët e Shqipërisë dhe jo vetëm.
Një lirizëm i shkrepur përmes imazhit, ku vrazhdësia e Bjeshkëve të Namuna dhe plantacionet e livandos, ngjyrat e livadheve të alpeve, dhe dashuria e fëmijëve të fusin në një labirint përrallor, që vetëm natyra ta ofron.
Rozafa Shpuza tregon se si lindi ideja e hapjes së galerisë.
“Ishte në fakt një vendim i marrë pas një trishtimi që pata. Kjo shtëpi u dogj para tri vjetëve. Dhe, kur e pashë ashtu, në atë gjendje të mjerueshme thashë ok, do t’ia jap prapë jetën dhe energjinë kësaj shtëpie.
Fotografja Valbona Quku-Lisha, ka tre vite që është rikthyer në Shqipëri pas viteve të shumta në emigracion. Ekspozita do qëndroi e hapur deri në fund të nëntorit. /abcnews.al