Përkeqësohet moti në Jon, ndiqeni LIVE “rrugën” e ciklonit mesdhetar

schedule08:15 - 18 Shtator, 2020

schedule 08:15 - 18 Shtator, 2020

Deti Jon dhe Peloponezi perëndimor janë goditur nga një ciklon mesdhetar pasditen e së enjtes. Sipas mediave greke, stuhia sub-tropikale tashmë ka prekur in Zakynthos, Kefalonia dhe Ithaca.

Raportohet se moti ka nisur që të përkeqësohet në orët e fundit në Greqinë Perëndimore.

Në qendër të stuhisë janë ishujt e Jonit, ndërsa erërat e forta dhe shirat e dendur kanë goditur Zakynthos, Kefalonia dhe Ithaca.

Rruga që po ndjek cikolin në Greqi është duke u regjistruar nga sateliti meteorologjik evropian Meteosat-11 ,  ndërsa Observatori Kombëtar i Athinës po proceson dhe vizualizon të dhënat e satelitit për të treguar lëvizjet e rrymave. s.b/abcnews.al/

Abcnews.al ju fton të ndiqni LIVE përmes satelitit rrugën që do të ndjekë cikloni.