Gjatë mbrëmjes të së shtunës numri i vatrave aktive ka qenë shtatë. Më kritike situata paraqitej në Dukat ku era ndihmoi përhapjen e flakëve, duke shtuar edhe intensitetin e tyre.
Ndërkohë mësohet se kjo vatër zjarri vijon të jetë e përkeqësuar edhe sot.
Në pamjet e siguruara nga ABC mund të shihet se flakët kanë zbritur nga lartësitë duke rrezikuar edhe banesat. s.b/abcnews.al/