“Përjashtuan” Serbinë nga “Katar 2022”, mediat serbe ua “shfryjnë” inatin Xhakës e Shaqirit

schedule12:14 - 3 Dhjetor, 2022

schedule 12:14 - 3 Dhjetor, 2022

Eleminimi i Serbisë nga “Katar 2022”, duket se ka lënë një kujtim të trishtë në memorien e tifozëve serb, sidomos kur ajo humbje vjen nga dy shqiptarë, si Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Për këtë arsye mediat në Serbi kanë zgjedhur të merren me reagimin e Granit Xhakës, sesa me gabimet në lojën serbe, të cilat çuan në eleminimin e tyre.

“Provokimi shqiptar: Xhaka turp të kesh, shqiptari me veprime të ndyra ka provokuar futbollistët e Serbisë”,- ka shkruar e përditshmj, Veçerenje Novosti.

“Xhaka ua shau nënat lojtarëve të Serbisë dhe më pas u kap mes këmbëve. Sjellja shokuese e provokatorit më të madh në botë”,- ka shkruar Kurir.rs.

“Fyerje të turpshme të provokatorit më të madh, Granit Xhaka ka sharë lojtarët tanë”,- shkruan dhe alo.rs, ashtu si “kolegët” e saj.

Dy futbollistët me origjinë shqiptare, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri ishin të shënjëestër të gjithë Serbisë, por ia dolën të mbajnë situatën nën kontroll, duke e nxjerrë Serbinë jashtë, për të dytën herë rradhazi nga grupet e një Kupe Bote. /i.m /abcnews.al