Tërheqin me pamjen më pas zhgënjejnë me shijen. Ndodh me shumë perime dhe fruta që konsumojmë dhe sipas specialistëve të bujqësisë ka një arsye.
“Damari që ka një domate, mungesa e shijes, aromës nuk vijnë si pasojë e preparateve, por vjen si pasojë e hibrideve, është bërë hibrid që nga momenti i vjeljes deri tek konsumi 30 ditë duron njësoj, natyrisht po nuk u përplas, nuk u shtyp, kështu që është një avantazh shumë i madh. Ka dhe avantazhe të tjera si vjelja, piqen përnjëherë.
Shumë fermerë synojnë më tepër prodhim në një kohë më të shkurtër e kështu i drejtohen varieteteve të huaja.
“Ka një trend për varietetet e huaja. Më së shumti është aspekti i trendit të tyre të investimit në biznese kryesisht për ato varietet që janë më të spikatuara në treg.”
Nxitur nga zhvillimi I turizmit, me të huaj që kërkojnë të provojnë produkte vendase, disa fermerë po zgjedhin të konkurojnë me cilësinë e po i kthehen produkteve autoktone.
Instituti I Resurseve Gjenetike të Bimëve pjesë e Universitetit Bujqësor të Tiranës po mbështet nisma të tilla .
“Jemi fokusuar te një fermer që ka mbjellë 60 varietete dhe furnizon 14 agroturizme 7 në Dibër dhe 7 në Tiranë, por kjo është një iniciatiëve pilot që mund të vijojë me fermerë të tjerë, agroturizëm të tjerë, që I shërben vendit, ekonomisë se të gjitha këto fara autoktone kanë histori të caktuar vlera të caktaura që nuk duhet të humbasin. Me kushtin e vetëm të rikthehen përsëri në bankë, mos shterohen.”
Në këtë bankë krijuar prej vitit 1998 ruhen mijëra fara ku 80 % e tyre janë autoktone. Mes tyre ka dhe mbi 100 vjeçare.
“Analiza më e fuqishme testi i fuqisë mbirëse.”
4100 prej tyre ruhen në temperaturë – 20 gradë celcius. Ndërsa rreth 1100 lloje të tjera në fusha, si në bazë eksperimentale e Valiasit dhe qendrat e transferimit teknologjik në Korçë dhe Vlorë.
Vend të veçantë zë seksioni i bimëve aromatike dhe medicinale me rreth
60 llojeve të ndryshme.
Farat me të vjetra mbi 100 vjet prodhim. Drithra, gruri, misri, fasulja, thjerreza me histori dhe traditë te caktuar, me emrin e fshatit. Ndër me të veçantët kemi gruri e Qabesë, misrin Sulova, tipike për ballokumet. Sot ka marrë prodhim gjërësisht, është shumë i kerkuar nga fermerë për të kultivuar, nga individë për ta studiuar. Nga pemët frutore kemi dardhën e eger nga Dardha e Korçes prej nga ka marrë emrin.
“Pjesën kryesore e zënë ullishtet është një koleksion prej 63 varietetesh autoktonë të koleksionuara në vitet 2011”.
550 aksesion që përfshijnë mollë, dardhë pjeshkë, qershi. Jemi munduar të ruajmë diversitetin, grumbulluar në vend, kultivarë tradicional, lokalë, ka dhe ekzemplarë në rrezik zhdukje, pjergulla 80 vjeçar që karakterizohen nga vlera e tyre dhe kanë karakteristika qendrueshmërie “.
E nëse diçka ndodh. Një fatkeqësi natyrore I zhduk nga territori, sërish farat nuk do të humbasin. Prej dy vitesh ato ndodhen në bankën gjenetike botërore, arkën më të madhe në Norvegji ku mund të merreb e rimbillen.
“Ne kemi depozituar 1900 aksesione, 700 misër, grurë, 200 perime, fasule. Kjo është ideuar për një risk të çdo vendi, humbje fatkeqësi natyrore, farat tona janë aty.”
Por ndërsa i kanë nxjerrë nga banka e kanë hedhur në përdorim ne një terren ku dominon hibridi specialistët I druhen dhe tjetërsimit të tyre. Për të mbrojtur vlerën dhe shijen nga ky vit ka nisur dhe certifikimi.
“Siguron farën autoktone , që as mos shpërdoroeht dhe as mos tjetërsohet se sot kanë hyrë fara hibride për të cilët fermerët më tepër rendimet po ka humbur vlerën dhe shijen e tyre.”


