Ka shkuar në dhjetë numri i personave të infektuar me koronavirus në Greqi.
Siç raportojnë mediat vendase kjo situatë ka alarmuar autoritetet e shtetit duke urdhëruar mbylljen për dy ditë të institucioneve publike në Patra, Zakynthos dhe Ilia.
Numri i viktimave nga koronavirusi në botë ka shkuar në 3,285, prej të cilëve 3,012 janë shënuar në Kinë.
Jashtë Kinës, vdekjet më të shumta janë raportuar në Itali me rreth 107 viktima deri tani, 92 në Iran dhe 35 në Korenë e Jugut. /abcnews.al