Prokuroria për Krimet e Rënda është në pritje të përgjimit origjinal, të bisedës së Albert Veliut dhe një personi tjetër, që sipas PD është Agron Xhafaj, për të urdhëruar kryerjen e një akt-ekspertimi. Ky material do të vendoset në dispozicion të organit të akuzës nga gazetari Jetmir Olldashi.
Prokuroria për Krimet e Rënda nuk ka marrë ende një vendim për ekspertimin e audiopergjimit e publikuar nga Partia Demokratike, si denoncim per përfshirjen e vëllait të ministrit të brendshëm në trafikun e drogës. Burime pranë organit të akuzës bënë me dije se prokurorët e ccështjes janë në pritje të vënies në dispozicion të përgjimit origjinal, si dhe mjetit me të cilin është kryer regjistrimi audio. Këto materiale do të dorëzohen në prokurori nga ana e Jetmir Olldashit, gazetarit që mori përsipër autorësinë e intervistës së Albert Veliut i cilësuar nga PD si “Bashkëpunëtori X” dhe të mundësimit të audiopërgjimit. Pasi prokurorët të kenë në dorë përgjimin origjinal do të vendoset edhe në lidhje me laboratorin vendas apo të huaj ku do kryehet akt-ekspertimi.
Ditën e hënë Olldashi dha shpjegime para prokurorëve, duke rrëfyer me detaje si ishte vënë në kontakt me Albert Veliun, i njohur në Vlorës si “Babalja”, dhe bisedat e këtij të fundit me persona të tjerë për sigurimin e një sasie droge.
Burime pranë prokurorisë konfirmuan për “ABC News” se gazetari Olldashi ka këmbëngulur në tre argmente që, sipas tij provonin faktin se vajtja e tij në Vlorë në tetor të vitit 2017 ishte për qëllime investigimi. Olldashi ka pohuar se kishte një leje ditore nga televizioni ku punonte atëkohë për kryerjen e investigimit. Tjetër argmenent ka qenë një kontratë për marrjen me qira të një automjeti të përdorur atë ditë. Në fund gazetari Olldashi ka theksuar se ai dhe “Babalja” kanë pasur telefonat me vete, qëliza e të cilëe mund të gjyrmohet nga antenat telefonike.
Gjatë së hënës në Prokurori dhanë deklarime edhe deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salijani, si edhe këshilltari juridik i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Para prokurorëve zyrtarët e PD rrëfyen se kishte qenë gazetari Olldashi ai që u kishte vënë në dispozicion përgjimin. /abcnews.al