“Përgjimet nxjerrin Vetëvendosjen hipokrite”, analisti: Skandali mbërrin deri tek kryeministri Kurti

schedule17:34 - 11 Korrik, 2023

schedule 17:34 - 11 Korrik, 2023

Pjesa e dytë e përgjimeve mes shefes së së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiç kanë ngjallur sërish reagime nga të gjithë palët. Analisti Agon Maliqi në një lidhje direkte për “Newsline” është shprehur se një komunikim I tillë është bërë dhe më parë nga qeveritë e tjera por ajo që lë për të dëshiruar është fakti se Vetëvendosja ishte kundër një lloj komunikimi dhe marrëveshje të tillë me listën Serbe që i quante terroristë.

Sipas tij përgjimet në këtë rast ulin reputacionin e qeverisë dhe nxjerrin hipokrite Lëvizjen Vetëvendosja.

Këto janë të dëmshme për reputacionin e qeverisë, jo vetëm pse qeveria flet me Listën serbe pasi këtë e kanë bërë edhe qeveritë e tjerë. Por problem qëndron te një lloj standardi moral që e ka promovuar Vetëvendosje kur ishte në opozitë ku e kishte kushtëzuar bashkëpunimin me Listën Serbe si tradhëti dhe kjo tashmë po përballet me akuza më shumë për hipokrizi sesa për faktin e bashkëpunimin. Nga përgjimet e deri tanishme nuk ka një panoramë të qartë se për çfarë është bashkëpunuar, por kjo është një damkë e madhe për opinionin dhe narracionin që ajo ka ndërtuar në publik, në kohën kur e ka akuzuar listën serbe si faktor terrorist dhe destabilizues në Kosovë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai shprehet se përgjime të tilla mund të jenë edhe thjesht një sulm politik që mund të përdoret në këtë situatë në prag të zgjedhjeve të parakohshme në veri.

Analisti ndër të tjera shprehet se përgjimet janë bërë që në qershor të vitit të kaluar, ndaj nuk kanë asnjë rëndësi në lidhje me tensionimin e situatës në veri të ndodhur së fundmi.

Ky është një sulm politik i mediave pro-opozitare për të dëmtuar reputacionin e qeverisë, sesi do të ndikojë në nismën e opozitës për rrëzimin e opozitës mbetet e paqartë. Është shumë e vështirë që të mendohet rrëzimi i qeverisë pa votat e Listës Serbe, pasi nëse qeveria nuk i ka numrat as opozita nuk i ka pa listën serbe. Përgjimet nuk kanë të bëjnë me zhvillimet e tanishme, pasi i përkasin qershorit të viti tjetër dhe nuk kanë asnjë ndikim për tani, por është thjesht fakti se qeveria Kurti kishte deklaruar se nuk ka bashkëpunim, por nga përgjimet kuptohet se është e kundërta.

Nesër do të jetë një pjesë e tretë, dhe mbase do të kemi më të qartë. Por siç e thash dhe më parë bashkëpunimi me Listën Serbe ka qenë me çdo parti dhe kjo nuk është gjë e keqe, por problem është te fryma që ka zhvilluar Vetëvendosja, që e ka quajtur akt tradhtie dhe tashmë po përballet me hipokrizi. Kjo mund të jetë një nisme për një fushatë para elektorale. Nga përgjimet duket se i bën me vetëdijen e kryeministrit Kurti ndaj skandali mbërrin deri tek kryeministri”, ka thënë Maliqi.  /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!