Përgjimet, Evis Kushi: “Babalja” po përdoret si kalë beteje nga opozita

schedule17:59 - 2 Prill, 2019

schedule 17:59 - 2 Prill, 2019

Të tjera përgjime janë bërë publike nga PD-në, ku sipas saj funksionarë të lartë të qeverisë janë të përfshirë në çështjen “Babale”. Lidhur me akuzat dhe fakte e nxjerra nga selia blu, deputetja e PS-së Evis Kushi është shprehu se çështja “Babale” po përdoret i kalë beteja nga opozita.

Mirela Milori: Do doja një reagim të parë pasi gjatë mbrëmjes së djeshme dhe paradites së sotme opinioni është njohur me përgjime të reja dhe me akuza direkte të PD ndaj mazhorancës në lidhje me çështjen “Babale”. Do doja një reagim të forcës tuaj politike në lidhje me këtë.

Evis Kushi: Po çështja “Babale 1”, “Babale 2” dhe mesa duket do të këtë edhe një “Babale 3”, ka qenë një nga kauzat kryesore të opozitës për një periudhë të gjatë kohore,  ka qenë kali i betejës së opozitare. Por mesa duket shumë nga detajet e kësaj çështje dolën blof, të pavërteta opozita u tërhoq. Tani mesa duket ka një ringjallej të kësaj teme por unë besoj se për sa kohë kjo çështje është në Prokurori, për sa kohë ka persona të dyshuar, të akuzuar, ka dosje në lidhje më këtë çështje unë mendoj se duhet të presim drejtësinë që të thotë fjalën e saj. Ajo duhet të vërtetojë Këto që janë akuza, apo që opozita i quan fakte. Të vërtetohen nëse janë të vërteta apo thjesht janë trillime dhe fabrikime. Nëse ka fakte të reja apo duhet të dërgohen në Prokurori dhe është Prokuroria dhe gjykata që duhet të thonë fjalën e tyre.

Mirela Milori: Në fakt Çlirim Gjata ditën e sotme tha se përmes përdorimit të policisë dhe SHISH, ka thënë se Taulant Balla ka sajuar një histori të blerë me para të psita për ta përdorur kundër opozitës. Keni një qëndrim në lidhje me këtë sepse përmendet emri i zoti Balla, supozohet që të jetë dhe Gramoz Ruçi, diku përmendet një person me emrin Gramoz mendohet që mund të jetë edhe kryetari i Kuvendit. Pra një qëndrim sepse po përfshihet sipas PD gjithë kupola shtetërore.

Evis Kushi: Për sa kohë janë thjesht akuza këta duhet të vërtetohen në Prokurori dhe në Gjykatë. Ne nuk mund të themi asgjë më tepër dhe ne i inkurajojmë të gjithë ata persona që pretendojnë se kanë fakte të shkojnë në Prokurori, t’i dorëzojnë atje dhe në fund të mbajnë përgjegjësi. Qoftë ata që janë të implikuar në të tilla çështje të shkojnë para organeve të drejtësisë, por edhe nëse këto janë thjesht sajesa, personat që janë të implikuar gjithashtu të mbajnë përgjegjësi para ligjit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!